FC Shkupi prezantoi plotësisht një skuadër të re

Këtë verë, kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e FC Shkupit,  ka angazhuar 11 përforcime të cilët do të duhet të ndihmojnë në realizimin e ambicieve të skuadrës, që është mbrojtja e titullit, por edhe një rezultat më të mirë në Evropë.

Skuadra nga Çairi sot prezantoi 11 përforcimet, ose futbollistët që kanë ardhur te FC Shkupi në merkaton e verës: Melos Bajrami, Xhelil Abdullah, Angelçe Timovski, Mario Riçkov, Bllagoja Spirkoski, Aleks Zlatkov, Fikret Livareka, Hristian Atckovski, Renaldo Cefas, Pepi Gjorgjiev dhe Antonio Kallanoski.

Kujtojmë se në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, FC Shkupi do të përballet me Linkolnin nga Gjibraltari,  në shtëpi më 5 korrik, ndërsa ndeshja kthyese është një javë më vonë.

LEXO EDHE:

Back to top button