Rama në KiE: Në vend të Thaçit mund të jetë Zelensky pas 10 vitesh

Rama në KiE: Në vend të Thaçit mund të jetë Zelensky pas 10 vitesh

Gazetar: Shkelzen Aqifi

Në Samitin e Këshillit të Evropës në Reikjavik, kryeministri shqiptar Edi Rama fjalën e tij e nisi me akuzat e pabaza që po bëhen ndaj ish liderëve të UÇK në Hagë. Rama tha se padrejtësia ndaj luftës së Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi nisi në këtë Këshill.

Ai theksoi se kjo ishte një propagandë djallëzore që nisi nga presidenti Putin, për njollosje kriminale të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e botës demokratike por e mbështetur në një raport të 2011 i cili në mënyrë djallëzore u shpronësua në mënyrë të djallëzuara nga presidenti putin. Akuza të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale që njollosi Shqipërinë dhe Kosovë, dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasësh për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbask, mu duk sikur pash presidentin Zelenski të gjykuar 10 vjet më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçante ngritur mbi akuza absurd”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Rama tha se është tejet shkurajuese të dish se situata ku ndodhet ish presidenti i Kosovës dhe lufta çlirimtare e saj nisi nga Këshilli Evropës. Ai tha se asambleja e Këshillit Moral ka detyrimin që të gjykojë dhe rishikojë çdo gabim e në këtë rast, t’i hapë rrugë tërheqjes së raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e organeve njerëzore të çuar nga Organet e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button