Fshati përrallor në Austri ndalon turistët

Fshati përrallor në Austri ndalon turistët

Fshati turistik Hallstatt në Austri ka mbyllur dyert. Ky vendim erdhi për shkak se në këtë fshat, ku mund të gjenden copëza nga filmi i animuar i Elsës, jetesa e banorëve po bëhej e pamundur. Edhe pse në fshatin alpin jetojnë vetëm 780 vetë, dhe është shpallur vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO që prej vitit 1997, vitet e fundit është “pushtuar” nga turistët. Në pjesën më të madhe të kohës 10 mijë vetë e vizitojnë çdo ditë. Ata bëjnë selfie, foto dasme dhe shpesh futen edhe në shtëpitë e banorëve vendas për të përdorur tualetet e tyre. Për rrjedhojë, ato kanë rrethuar zonën me një gardh për të frenuar turistët. Në këto kushte, një fshat të ngjashëm ndodhet në Kinë, i cili është ndërtuar pikërisht i frymëzuar nga Hallstatt. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button