Shirat përmbytin pistën “Imola”, anulohet gara në Itali

Gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1 që duhej tw zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Imola-s, është anulluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që kanë përmbytur zonën ku wshtw pista e njohur. Zona përreth bokseve ka patur probleme prej shiut, por edhe rrugët që të çojnë në pistë kanë patur përmbytje.

Ministri Italian i Infrastrukturës, Mateo Salvini, ka kërkuar shtyrjen e garës edhe pse drejtuesit e pistës kanë qenë disi më optimist për fundjavën. Sipas qeverisë italiane ndihma e njerëzve në nevojë për shkak të përmbytjes është më e rëndësishme se gara ndaj dhe është marrë vendimi edhe pas një takimi me drejtuesit e Formula 1.

Organizatorët e garës i kanë kërkuar sot të gjitha skuadrave që të mos udhëtojnë drejt Italisë dhe Imola këtë fundjavë, për shkak të shiut që ka bllokuar edhe mjaft rrugë që të çojnë në zonën e Emilia Romagna. Mediat italiane konfirmojnë gjithashtu se kjo garë mund të zhvillohet në një moment tjetër të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button