Negociatat me BE-në, Gir: Jam optimist, nuk ka plan “B”

Nuk ka plan B, qëllimi është qasja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës ligjore dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në fakt edhe nënkupton fillimin e negociatave, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, në një intervistë për MIA.
“Këto negociatat vazhdojnë në Bruksel dhe vërtet kryesimi portugez mori për obligim që të ndihmoj dhe ta shtyj procesin. Në ndërkohë, ajo që është e rëndësishme, është që Republika e Maqedonisë së Veriut bashkë me Bullgarinë, në mënyrë dypalëshe të tentojnë të gjejnë zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, gjë që do të mundësonte që çështjet të shkojnë përpara”, deklaroi Gir.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button