Negociatat për anëtarësim në BE, Osmani: Ndarja nga Shqipëria nuk është në të mirë të rajonit

Përderisa kohë më parë autoritetet në Shkup nuk e kishin problem që Maqedonia e Veriut të nis negociatat me BE-në pa Shqipërinë, tani kur shtohen zëra në Union që negociatat duhet të fillojnë vetëm me Tiranën zyrtare, krerët shtetërorë njëzëri shprehen se ndarja nuk është në të mirë të rajonit. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thekson se vendi nuk dëshiron ta pengojë Shqipërinë në procesin e saj integrues, por nëse të dy vendet do të ecnin së bashku do të ishin më të fuqishme. Negociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi në konferencën e përbashkët me Osmanin në Shkup, iu shmang pyetjeve të gazetarëve, por në fjalimin e tij tha se zvarritja e mbajtjes së mbledhjes së parë ndër qeveritare mes BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut humb besimin dhe kredibilitetin e BE-së tek shtetet spirante.

- Advertisements -

Ne nuk jemi kundër që Shqipëria t’i fillojë bisedimet, e nuk mendoj se duhet as të kemi pasur dhe as të kemi ndonjëherë pozicion të tillë. Për shkak se rrugëtimi i Shqipërisë drejtë BE-së e ndihmon rajonin, na ndihmon ne. Ajo që themi ne është që Maqedonia e Veriut nuk guxon të mos i fillojë bisedimet sepse ka plotësuar të gjitha kushtet – deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

Sot jemi përballë një fakti, duhet të evitohet patjetër mërzia dhe humbja e besimit ose ajo që quhet lodhje duke pritur. Në fakt duhet përputhur fjalët e mira me veprat. Shtyrjet në një kohe të pacaktuar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare nga marsi i vitit 2020 në Qershor, nga Qershori në dhjetor, nga dhjetori në Qershor në vitin 2021 shton lodhjen dhe në fakt prek sadopak besimin – tha Zef Mazi, krye negociator i Shqipërisë me BE-në.

Nga ana tjetër edhe përkundër porosive të zyrtarëve bullgarë se Maqedonia e Veriut do ta ketë thuajse të pamundur, të arrijë kompromis me Qeverinë teknike në Bullgari që është dhe kusht për negociatat me BE-në, ministri i jashtëm Osmani thonë se beson në zgjidhje.

Duhet të punojmë për qershorin me të gjitha kapacitetet që i kemi, të mobilizojmë të gjithë mbështetjen që mund ta fitojmë për qershorin e këtij viti. Dhe prandaj janë këto lëvizje, këto takime që i bëjmë për të fituar këtë mbështetje. Dhe mendoj që Qeveria teknike mund të jetë ajo e cila mund të bëjë një zgjidhje – u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

Megjithatë, ministri i ri i jashtëm bullgar, Svetllan Stoev, deklaroi se nuk do të ndryshojnë pozitat e Bullgarisë në raport me çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button