Negociatat, shtyhet takimi mes Zaevit dhe Gashit

Takimi i paraparë për sot mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të Alternativës Afrim Gashi është anuluar. Për shkak të ceremonisë së transportimit të trupave të viktimave nga tragjedia në Bullgari, dy liderët kanë shtyrë takimin për një afat të pacaktuar. Fundi i kësaj jave, siç është paralajmëruar, duhet të sjell një epilog konkret nga negociatat e deritanishme nga të cilat pritet Alternativa të bëhet pjesë e Qeverisë ose të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. Kërkesat e deritanishme të Alternativës, Zaev i ka diskutuar me partnerët e koalicionit kurse Gashi ka diskutuar pozitën e Alternativës me organet e partisë. Burime të Alsat kanë bërë të ditur më herët se Alternativa kërkon një post ministror dhe një pozitë zëvendëskryeministri. Çështja e eshalonit të dytë dhe të tretë është temë diskutimi, por jo me emra konkret për kuadrot. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button