Nejmari te Barcelona? Kur ti skadojë kontrata me PSZH

Kanididati për president të Barcelona, Emili Rousaud ka thënë se rikthimi i Nejmarit është i vështirë. Ylli brazilian ka disa afate që kërkohet nga skuadra katalunase, mirëpo Paris Sen Zhermen nuk lëshon pe. Rousaud ka thënë se për shkak të gjendjes ekonomike që gjendet klubi, ata nuk mund të paguajnë shuma të larta për transferimin e 28-vjeçarit.

Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nejmarin dhe njerëzit e tij, derisa ai ka thënë se dëshiron që Messi t’i bashkohet atij në Paris. Ajo deklaratë ishte keqkuptuar. Nejmar kishte thënë se ai dëshiron të rikthehet te Barcelona, ashtu siç kishte thënë edhe në verën e vitit 2019. Tani për tani, me gjendjen ekonomike, transferimi i tij mund të realizohet vetëm kur t’i skadon kontrata”, ka thënë ka thënë kandidati për president të Barcelonë, Rousaud.

LEXO EDHE:

Back to top button