Mësuesi grabitet gjatë orës së mësimit “online”

Ky është momenti kur një mësues që po jepte mësim “online” është neutralizuar nga grabitësit që i hynë në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në Sao Paulo. 5 persona hynë në shtëpinë e 51-vjeçarit Mario Candido Santos, në kohën që ai po u jepte mësim 20 studentëve.

Njëri prej tyre i mbylli gojën profesorit, ndërkohë që të tjerët nisën kërkimet në dhomë për sende me vlerë. Ata kërcënuan se do të vrisnin edhe vajzën e profesorit nëse ai nuk i jepte të gjitha paratë.

Grabitësit nuk e dinin se po shikoheshin nga studentët, të cilët njoftuan menjëherë policinë, që arrestoi grabitësit dhe i ktheu profesorit sendet e vjedhura.

LEXO EDHE:

Back to top button