Bullgaria me qëndrim të prerë, Maqedonia optimiste!

Bullgaria është e gatshme të mbajë barrën, nëse do të jetë shkaktare që BE të mos mund të fillojë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Kështu deklaroi ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Hajko Mas.

- Advertisment -

“Qëndrimi jonë nuk ndryshon me vite, dhe kjo mua më habit që juve kjo u duket diçka e re. Po do të mbajmë përgjegjësinë tonë, ne jemi të mësuar të mbajmë përgjegjësi. Por shumë do të doja që edhe kolegët në Shkup ta kenë përgjegjësinë e tyre dhe ta mbajnë për shkak se kemi kryesimin e Gjermanisë me BE-në. Duhet këtë ta theksoj se nuk ka shumë të tillë që e mbështesin zgjerimin, posaçërisht për vendet e Ballkanit. Dhe këtë mundësi mendoj se Shkupi nuk duhet ta lëshojë”, deklaroi Zaharieva.
Pavarësisht qëndrimeve të prera të Zaharievës, ministri Osmani vazhdon të mbetet optimist.

“Fokusi jonë në këtë periudhë edhe në suaza të bashkëpunimit rajonal të Procesit të Berlinit edhe në suaza të marrëdhënieve bilaterale që të vazhdojmë të respektojmë Marrëveshjen dhe instrumentet e Marrëveshjes, të cilat qartë parashikojnë se Historia do tu lihet historianëve, akademikëve dhe ata do të vazhdojnë të gjejnë pika të përbashkëta që do të na bashkojnë, e që më pas do të na sigurojnë ardhmëri të përbashkët për gjithë qytetarët e rajonit. Unë jam i inkurajuar nga deklaratat e fundit e Republikës së Bullgarisë në lidhje me të drejtën e vet-përcaktimit dhe mendoj se kjo do të jetë hap shtesë të vazhdojmë edhe më tej për të gjetur gjuhë të përbashkët”, deklaroi Osmani.

Qëndrimet e këtilla Osmani dhe Zaharieva i bënë pas takimit të Ministrave për Punë të Jashtme nga Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

LEXO EDHE:

Back to top button