Nënshkruhet liberalizimi i vizave, Reuten: Padrejtësisë ndaj Kosovës i erdhi fundi

Nënshkruhet liberalizimi i vizave, Reuten: Padrejtësisë ndaj Kosovës i erdhi fundi

Në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Raportuesi i Parlamentit Evropian për vizat për Kosovën, This Reuten, tha se më së largu nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit që kanë pasaporta të Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen. Zv. Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha se autoritetet do të nisin fushatë informuese lidhur me kufizimet që vijnë me liberalizimin e vizave.

“Ky vendim nuk është kuptimplotë vetëm për Kosovën, për shkak se të gjithë shtetasit e tjerë të rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës. Ishte i padrejtë, i paarsyeshëm dhe kësaj situate tashmë i ka ardhur fundi. Kosova ka punuar shumë për të plotësuar të gjitha kushtet dhe për t’i përmbushur ato para shumë vjetësh dhe tashmë po shpërblehet për këtë gjë”, deklaroi Thijs Reuten, Raportues në Parlamentin Europian.

“Ky ka qenë një proces i gjatë, i vështirë, me shumë pengesa rrugës dhe ka marrë 11 vjet kohë për ta përmbyllur. Liberalizimi i vizave do të mundësojë kontakte midis njerëzve, të përforcojë lidhjet tona me BE-në, të konfirmojë përkushtimin e BE-së për rajonin dhe të rrisë aktivitetet biznesore, arsimore dhe kulturore për qytetarët tanë”, u shpreh Besnik Bislimi, zv.kryeministër i Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button