Vuçiq: Serbia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Vuçiq: Serbia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar që asnjëherë nuk do të mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Presidenti serb tha se Kosova duhet të formojë asociacionin dhe pastaj Serbia do të përmbushë pjesën e saj të punës. Vuçiq i bëri këto komente pas takimit me ministrin e jashtëm të Suedisë Billstrom. Ky i fundit ka thënë se presin zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes dhe aneksit të saj, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Formoni ju asociacionin e komunave serbe me kompetenca thelbësore, kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën, siç e mbajti pas marrëveshja e Brukselit, dhe në të ardhmen dhe Serbia do ta përmbushë pjesën e saj të punës. Unë që të mos ketë dilema e përsërita cilat janë qëndrimet e Republikës së Serbisë do të thotë se Serbia atë qe ka thëne se do te plotësojë, atë do ta përmbushë, por Serbia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe agjencitë dhe institucionet e specializuara të Kombeve të Bashkuara, për këtë i kam informuar qartë të gjithë ata që marrin pjesë në negociata edhe palën tjetër, edhe Borellin, edhe Lajçakun, edhe Scholz, edhe Macronin, edhe Bllinkenin, dhe të gjithë në rruzullin tokësorë me të cilët kemi folur”, u shpreh Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button