Nëse dëshironi t’i mbani flokët, provoni t’i eliminoni këto ushqime nga menyja juaj
Nëse dëshironi t’i mbani flokët, provoni t’i eliminoni këto ushqime nga menyja juaj
Rënia e flokëve te njerëzit është një proces normal. Një person mesatar humbet rreth 50 deri në 100 qime në ditë. Mirëpo, nëse rënia e flokëve është më e theksuar, ajo mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si: stresi, ushqimi i keq, gjenetika, çrregullimet hormonale dhe sëmundjet.
Gjithashtu, trajtimi jo i duhur i flokëve, si ngjyrosja shumë e shpeshtë, rrafshimi ose përdorimi i lidhjeve të forta të flokëve, mund të shkaktojë dëmtim dhe rënie të flokëve.








