Nëse jeni kurreshtar si të zgjatni jetën tuaj, provoni këto këshilla të zgjedhura nga ekspertë

Nëse jeni kurreshtar si të zgjatni jetën tuaj, provoni këto këshilla të zgjedhura nga ekspertë

Pyetja se si të jetoni më gjatë ka ekzistuar qysh prej se ekziston edhe vet njerëzimi

Fatmirësisht ju mund t’i ulni rreziqet e vdekjes së parakohshme, si dhe të jetoni më gjatë, vetëm duke ia shtuar një pije të thjeshtë dietës tuaj.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, konsumimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar, bashkë me lënien e duhanit, ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Edhe ushtrimet fizike janë të rëndësishme, pasi që përmes tyre ju e mirëmbani një peshë të shëndetshme trupore, e cila është kruciale për të jetuar më gjatë.

Ndër tjerash, tani ekspertët shëndetësorë tregojnë se edhe konsumimi i çajit të gjelbër ndihmon në parandalimin e vdekjes së parakohshme.

Një çaj i gjelbër në ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë duke i parandaluar një numër të madh të sëmundjeve vdekjeprurëse, duke përfshirë ato të zemrës, kancerin, si dhe sëmundjet respiratore.

Shkencëtarët japonezë tregojnë se konsumimi i një çaji të gjelbër në ditë ndihmon në reduktimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme për 10 për qind.

Në mesin e këshillave që shkencëtarët i kanë dhënë për të jetuar më gjatë, përfshihen edhe seksi i rregullt, largimi i stresit, etj.

LEXO EDHE:

Back to top button