Nesër do të dimë se sa do të paguajmë për qymyrin i TEC Manastirit

Kompania shtetërore energjetike EMV nesër do të bëjë të ditur se sa do të kushtojë qymyri, për të cilin ka mbërritur oferta për nevojat e bllokut të tretë për TEC Manastir. Në tender, sipas informacioneve të EMV-së , janë siguruar 900 mijë tonët e nevojshëm. Nëse arrihet marrëveshje, sasitë e para në TEC Manastir pritet të arrijnë në fund të këtij muaji. Përveç nga kompanitë vendore, oferta për qymyr kanë arritur nga kompani nga Kosova, Bosnja dhe Turqia. Nga Greqia nuk ka ardhur asnjë ofertë, sepse duket se shteti i mban rezervat për vete. Termocentrali Osllomej është planifikuar të fillojë prodhimin e energjisë elektrike me qymyr pas datës 15 nëntor. Nga termocentrali i Negotinës na thanë se do të presin që të qetësohet kriza politike dhe vetëm pastaj do ta dinë nëse dhe kur do të fillojë Qeveria me procedurën për blerjen e mazutit.

LEXO EDHE:

Back to top button