Nesër do të ketë spërkatje kundër mushkonjave, bletarët të mbrojnë bletët
Qyteti i Shkupit informon se dezinfektimi ajror kundër larvave të mushkonjave do të kryhet nesër në orët e hershme të mëngjesit.
-Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet ditën tjetër, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë – thekson Qyteti i Shkupit.
Bashkia u bën thirrje bletarëve që të marrin menjëherë masat e nevojshme për të mbrojtur bletët.







