Nesër fillon pagesa e pensioneve të janarit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet për muajin janar do të fillojnë të paguhen prej nesër, para kohe dhe në faza, me qëllim që të mundësohet mbrojtja më e madhe e pensionistëve në kushte pandemie. Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

– Të martën, 26 janar 2021, pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;

– Të mërkurën, 27 janar 2021, pagesa e pensioneve në shumë prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë;

– Të enjten, 28 janar 2021, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë;

– Të premten, 29 janar 2021, pagesa e pensioneve në vlerë prej mbi 18,000 denarë.

Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e marta 26 janar.

LEXO EDHE:

Back to top button