Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë duke filluar nga ora 11:00. Priten të firmosen edhe disa marrëveshje të rëndësishme për dy vendet. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve dy kryeministrat Edi Rama dhe Hoti do të kenë një konferencë për shtyp të përbashkët.

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës
Tiranë, 2 tetor 2020
11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve

11.15 – Mbërritja e Avdullah Hotit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

Fjalë e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Avdullah Hotit, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

13.30 – Foto e përbashkët

LEXO EDHE:

Back to top button