Netanyahu miraton “në parim” marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun

Netanyahu miraton “në parim” marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “në parim” ka miratuar marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun, gjatë një takimi për sigurinë me zyrtarët izraelitë, ka njoftuar një burim i njohur me këtë çështje.

Por, Izraeli ka ende disa rezerva për detajet e marrëveshjes, të cilat pritet t’i transmetohen qeverisë libaneze.

Bëhet e ditur se këto dhe detaje të tjera janë ende duke u negociuar dhe burime të shumta theksuan se marrëveshja nuk do të jetë përfundimtare derisa të zgjidhen të gjitha çështjet.

Ndër tjera, një marrëveshje armëpushimi do të duhet të miratohet edhe nga kabineti izraelit, gjë që nuk ka ndodhur ende, shkruan CNN.

Megjithatë, burime të njohura me negociatat thanë se bisedimet duket se po ecin pozitivisht drejt një marrëveshjeje, por pranuan se ndërsa Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr, një hap i gabuar mund të përmbysë bisedimet.

Hochstein takoi kryeministrin libanez, Najib Mikati dhe kryetarin e parlamentit, Nabih Berri.

Ai tha se kishte pasur “diskutime konstruktive” dhe “shumë të mira për të mbushur boshllëqet”.

“Ne kemi një mundësi reale për t’i dhënë fund konfliktit”, tha Hochstein.

Ai u nis nga Libani për në Izrael të mërkurën në përpjekje për t’i çuar negociatat “në një mbyllje”.

Ndryshe, analisti i CNN dhe reporteri i Axios, Barak Ravid citoi një burim të thoshte se Hochstein i kishte thënë ambasadorit izraelit në Uashington se nëse Izraeli nuk përgjigjet pozitivisht në ditët në vijim ndaj propozimit të armëpushimit, ai do të tërhiqej nga përpjekjet e ndërmjetësimit.

LEXO EDHE:

Back to top button