Netanyahu: Shteti palestinez kërcënon ekzistencën e Izraelit
Netanyahu: Shteti palestinez kërcënon ekzistencën e Izraelit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se krijimi i një shteti palestinez kërcënon ekzistencën e Izraelit dhe u zotua të luftojë thirrje të tilla në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Do të na duhet të luftojmë, si në OKB ashtu edhe në të gjitha fushat e tjera, kundër propagandës së rreme që na drejtohet dhe kundër thirrjeve për një shtet palestinez, të cilat do të kërcënonin ekzistencën tonë dhe do të shërbenin si një shpërblim absurd për terrorizmin”, tha Netanyahu .
Britania e Madhe njohu sot shtetin palestinez pasi Izraeli nuk arriti të përmbushë kushtet e vendosura në korrik nga kryeministri Keir Starmer, përfshirë një armëpushim.
Kanadaja dhe Australia e njohën zyrtarisht shtetin palestinez sot, dhe pritet që edhe vende të tjera ta bëjnë këtë këtë javë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Franca, Luksemburgu dhe Portugalia e kanë njoftuar tashmë këtë.
Pas njohjes së shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, bëri thirrje për aneksimin e menjëhershëm të Bregut Perëndimor.








