Netanyahu urdhërova një luftë hakmarrjeje dhe mobilizim të gjerë ushtarak
Netanyahu urdhërova një luftë hakmarrjeje dhe mobilizim të gjerë ushtarak

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte në luftë pasi grupi militant palestinez Hamas nisi një sulm të madh me raketa në vend këtë mëngjes dhe kaloi kufirin. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se palestinezët kanë lëshuar 2500 raketa deri më tani dhe po hyjnë në vend me parashutë dhe nga deti dhe toka.
“ Ne jemi në luftë. Jo një operacion, jo një përshkallëzim, por një luftë. Sot në mëngjes, Hamasi nisi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Kam urdhëruar krerët e sistemit të sigurisë që të pastrojnë zonat e banuara nga terroristët e infiltruar dhe ky operacion po vazhdon tash e tre orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë të rezervistëve ushtarakë dhe një luftë hakmarrëse fuqie dhe shtrirjeje që armiku nuk e kishte parë kurrë më parë. Armiku do të paguajë një çmim të paparë. Ne jemi në luftë dhe do të fitojmë”, tha Netanyahu.
Kanali izraelit televiziv “Channel 13″ raportoi se shtatë vendbanime janë nën kontrollin e Hamasit. Më shumë se 280 persona u plagosën, 30 prej tyre në gjendje të rëndë.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nisën Operacionin Shpata të Hekurta. Përveç gjuajtjes së raketave ndaj objektivave në Gaza, luftimet po zhvillohen në pikën kufitare Erez dhe në një bazë stërvitore të IDF në jug të Izraelit.
Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif tha se më shumë se 5,000 raketa u hodhën në Izrael këtë mëngjes, duke shënuar fillimin e Operacionit Al-Aksa Storm.
” Ne vendosëm të themi mjaft është mjaft. Tashmë e kishim paralajmëruar armikun. Pushtimi rezultoi në masakrimin e qindra civilëve. Njoftojmë fillimin e operacionit Stuhia Al-Aksa. Në sulmin e parë, i cili kishte në shënjestër pozicionet e armikut, fushat ajrore dhe instalimet ushtarake, u hodhën më shumë se 5000 raketa dhe granata”, tha Deif.
Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka thënë se populli i tij ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave okupuese”.