Nevoja për të pirë ujë pas kafesë

Nevoja për të pirë ujë pas kafesë

Në mëngjes, pas drekës, si edhe pasdite, shumë prej nesh ndajmë një zakon të përbashkët: atë të konsumit të kafesë.

Dhe në të njëjtën kohë ka nga ata që ndajnë një veprim tjetër, që e kryejnë pothuajse pa e menduar fare: atë të konsumit të ujit.

Ujë dhe kafe, një kombinim i veçantë

Këto pije i gjejmë shpesh të servirura krah për krah, dhe instinkti për të pirë pak ujë për të pastruar gojën pas konsumimit shpesh është i pashmangshëm. Por gjithçka duket se sillet rreth cilësisë së vetë kafesë.

Shumica e kafeve që konsumohen janë të një cilësie mesatare ose të ulët, transmeton AgroWeb.

Një kafe e përftuar nga një lëndë e parë e dobët, e patrajtuar në mënyrën e duhur ose e pjekur tepër, shërbehet në shumë e shumë bare nga sa mund ta imagjinoni.

Këto defekte janë shkaku kryesor i ndjesisë së etjes që pothuajse na kaplon pasi pimë filxhanin klasik.

 

Nga ana tjetër, nëse konsumoni një kafe cilësore, do të vini re se në gojë mbetet një aromë e ëmbël, e këndshme, të cilën nuk do të dëshironi ta largoni.

 

Koha më e mirë për të pirë ujë është pak para se të shijoni ekspresin tuaj. Kjo gjithmonë nëse kafeja juaj është e një cilësie të lartë. Në të kundërt trupi juaj do t’ju japë sinjal të kundërt në të mirë të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button