New York/ Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson, raportohet për një viktimë
New York/ Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson, raportohet për një viktimë

Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson, duke ngritur alarmin e autoriteteve në New York.
Sipas reagimeve të shumta në rrjete sociale, është dëgjuar një “tingull i fortë”, në momentin kur avioni është rrëzuar.
Menjëherë njësitë tokësore dhe detare si edhe ekipet e departamentit të Zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes duke kryer një operacion shpëtimi.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja një person ka humbur jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.