Nga e hëna protesta e transportuesve, paralajmërohet bllokim i kufijve

Nga e hëna protesta e transportuesve, paralajmërohet bllokim i kufijve

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Të hënën më 26 janar fillon protesta e transportuesve nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë- Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bllokuar vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje, në shenjë revolte për mospërjashtimin e tyre nga sistemi EES i cili kufizon qëndrimin e shtetasve jashtë BE-së në zonën Shengen në 90 ditë brenda gjashtë muajve.

Qëllimi i protestës është të paralajmërohen pasojat afatgjate të cilat do të ndikojnë në ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për këtë, deputeti i LSDM-së Mitko Trajçuleski pyeti ministrin e Transportit Aleksandar Nikolloski se çfarë do të ndodhë me shtetin nëse fillon protesta dhe cilat janë parashikimet e Qeverisë.

“Ne jemi shtet i varur i importit ndërsa importi vjen kryesisht përmes rrugëve tokësore. Në këtë mënyrë, me ndërprerjen dhe kolapsin e këtij zinxhiri të furnizimit ne do të vijmë në një situatë të kemi mungesë të prodhimeve ushqimore, mungesë të ilaçeve, materialeve riprodhuese që do të thotë goditje direkte ndaj ekonomisë tonë si shtet por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Mitko Trajçuleski – LSDM.

Ministri Nikolloski tha se është i vetëdijshëm për pasojat. Njoftoi se janë realizuar kontakte me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian por nuk kanë hasur në mirëkuptim.

“Transportuesit nuk janë turistë, e as janë që shkojnë për vizitë tek familjarët e tyre por ata kanë obligimet e tyre. Ata as nuk munden të marrin viza pune. Shtrohet pyetja, edhe nëse duan saktë ti numërojnë ditët, çfarë do të ndodhë nëse pësojnë ndonjë aksident, a do u konfiskohet malli, gjë që nuk guxon të ndodhë? Qeveria e vendosë këtë protestë dhe revoltë që do ta bëjnë transportuesit të hënën. Kjo duhet të merret seriozisht. Nga Bashkimi Evropian nuk janë të vetëdijshëm se me çfarë problemi po përballemi”, theksoi Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit.

Nëse rregulli evropian nuk përjashton transportuesit, ata paralajmërojnë se nga muaji prill, nuk do të punojnë fare./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button