Toshkovski: 350 mijë euro janë shumë për një bartës funksioni

Toshkovski: 350 mijë euro janë shumë për një bartës funksioni

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski e quan të suksesshëm dhe profesional, aksionin në kuadër të hetimit të Prokurorisë nga i cili u gjetën 350 mijë euro të fshehura në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit Gjoko Ristov. Sipas Toshkovskit, është fakt se një shumë e tillë e parave është shumë e lartë për një bartës funksioni.

“Është fakt se 350 mijë euro në shtëpi të bartësit të funksionit gjyqtar, është shumë e madhe e mjeteve financiare që rrallë ndonjë biznesmen ose qytetar mund t’i lejojë, e ku më një bartës i funksionit”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button