‘Nga kundërshtitë te suksesi’, Rama: Historia e Costa Navarinos si mësim për zhvillimin

Një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë për çështjen e Zvërnecit, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një postim ku ka ndarë pamje nga Costa Navarino, një destinacion luksoz turistik në Greqi, duke e shoqëruar me një mesazh të gjatë mbi zhvillimin, investimet dhe qëndrimet ndaj projekteve të mëdha infrastrukturore e turistike.

Në mesazhin e tij, kryeministri përshkruan Costa Navarinon si një shembull transformimi, duke theksuar se fillimisht projekti është përballur me kundërshti, peticione dhe parashikime për dëmtim të mjedisit, por sot, sipas tij, është kthyer në një nga destinacionet më prestigjioze turistike në Europë.

Rama rendit gjithashtu disa të dhëna që, sipas tij, dëshmojnë suksesin e projektit, përfshirë uljen e emetimeve të karbonit, përdorimin e ujit të ricikluar, reduktimin e plastikës njëpërdorimëshe dhe furnizimin me energji të rinovueshme.

Sipas tij zhvillimi nuk duhet mohuar në mënyrë kategorike ndërsa sugjeron se edhe Shqipëria mund të krijojë një destinacion të ngjashëm në zonën e Zvërnecit, duke e paraqitur si një projekt me potencial për t’u kthyer në një pikë të rëndësishme turistike të Mesdheut.

LEXO EDHE:

Back to top button