Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin,
me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,77% në raport me
vendimin e datës 14.11.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.

Nga data 17.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 91,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 93,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 88,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,622 (denarë/kilogram)

LEXO EDHE:

Back to top button