Nga mesnata çmime të reja të karburanteve, dizeli shtrenjtohet sërish

Nga mesnata çmime të reja të karburanteve, dizeli shtrenjtohet sërish

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,91% në raport me vendimin e datës 24.8.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,102%, te nafta ka rritje mesatarisht 2,304 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 2,512 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 1,049%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,292 den/kg.
Nga data 26.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet 89,00 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet 91,50 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet 98,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 93,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 52,978 (denarë/kilogram)

LEXO EDHE:

Back to top button