Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Të dielën do të bëhet kalimi në orën dimërore, kur akrepat do të kthehen një orë pas. Ndryshimi i orës nënkupton që qytetarët do të fitojnë një orë më shumë gjumë, ndërsa dita do të nisë të agojë më herët dhe të errësohet më shpejt, duke shënuar kështu hyrjen zyrtare në periudhën dimërore.
Ky ndryshim, i cili zbatohet çdo vjeshtë sipas kalendarit evropian dhe vendimit të qeverisë të publikuar në “Gazetën Zyrtare”, fillon periudhën e ditëve me të shkurtra dhe orëve më të gjata të ditës në mëngjes.
Qytetarët të ndarë në mendime sa i përket nëse duhet të ndryshohet ora verore që të kalojë në atë dimërore.
Anketë me qytetar
“Po masi kejt e ndryshojnë edhe këto le ta ndryshojnë, mirë asht me ndryshu”
“Sipas meje duhet të ndryshohet, të shkurtohet nata, dita pasi edhe të shkurtohet edhe të mos shkurtohet këtu më nuk ka asgjë”
“Verorja ma e mirë asht. …A duhet të ndryshoj te ne apo jo? Aty nuk e di atë e di veq Zoti e di”
“Duhet të ndryshohet, dhe njëherë.. të mos ndërrohet verës apo dimrit, koha është njëjtë dhe kaq”
“Ora e dimrit dhe mendoj se të mbahet e njëjta orë në të gjithë botën, nuk duhet të ketë ndryshime verës dimrit”
Ora verore filloi më 30 mars, kur akrepat e orës u zhvendosën përpara. Me kalimin në orën dimërore, do të kemi një orë shtesë gjumë, por dielli do të perëndojë më herët.
Bashkimi Evropian ende po shqyrton heqjen e ndërrimit sezonal të orës, por ende nuk është arritur në një zgjidhje të përbashkët./Alsat.mk








