Nga nesër në Gjilan punonjësit e shtetit nuk mund të hyjnë në punë pa kartelë vaksinimi apo test

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nxjerrë vendim që nga dita e martë, më 7 shtator, punëtorët e shtetit, përfshirë këtu shërbyesit civilë, zyrtarët publikë, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit e punëtorët teknikë, nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim e janë të vaksinuar kundër COVID-19 apo pa test PCR a rapid.

Vendimi është mrrë gjatë takimit të Komitetit të Gjilanit për menaxhimin e parandalimin e COVID-19 të mbajtur të hënën.

“Kryetari Haziri ka bërë të ditur se deri tani 49131 gjilanas janë vaksinuar, derisa sërish u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e parandalimit të më të keqes. Ndërkaq, kreu i Gjilanit ka nxjerr sot vendimin se nga nesër, (7 shtator 2021), punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen”, thuhet nga Komuna e Gjilanit.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26111 mostra, 9331 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8160 janë shëruar, 174 persona e kanë humbur betejën, 998 raste janë aktive, 49131 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 111 pacientë, ndërkaq 146 mostra janë në pritje për rezultat.

LEXO EDHE:

Back to top button