Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari vret gruan në banesë dhe arratiset në Shqipëri
Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari vret gruan në banesë dhe arratiset në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij 35-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre ne Trieste, ndërsa aktualisht dyshohet se autori është nisur drejt Shqipërisë.
Viktima, Alexandra Elena Mocanu ishte me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere.
Trupi i saj u gjet i mbështjellë me një batanije nga policia.
Autori është i identifikuar nga autoritetet italiane si Avni Mecje, dhe mund të jetë larguar nga Bolzano me makinën e viktimës.