Ngrirja e çmimeve të produkteve do të zgjasë deri në fund të janarit
Andrea Çobanova
Vendimi për ngrirjen e çmimeve të ushqimeve bazë është një masë e përkohshme, pasi çmimet pritet të stabilizohen vitin e ardhshëm si në tregun botëror ashtu edhe në atë vendas. Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, ulje e normës së inflacionit mund të pritet pas qershorit të vitit të ardhshëm. Por, nëse është e nevojshme do të krijohen masa shtesë për mbrojtjen e qytetarëve nga goditjet e çmimeve, thotë Besimi.
“I ndjekim analizat në mbarë botën, pritet që inflacioni në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të stabilizohet dhe parashikimet tona zyrtare janë 2,4 për qind, 2021 me 3 për qind dhe nga viti 2023 janë projekte që norma e inflacionit të stabilizohet në 2 për qind. Nuk pritet që në gjysmën e dytë të vitit të ketë tendencë rritjeje të çmimeve në nivel global dhe në tregun vendor”, deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.
Pas reagimit të komunitetit të biznesit se në vend të kufizimit të çmimeve duhet futur një ngrirje e marzheve, përkatësisht të fitimeve të tregtarëve dhe kompanive, Besimi thotë se këtë e dikton ekonomia e tregut. Vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, mishit të freskët dhe prodhimeve të mishit, djathit dhe gjizës do të zgjasë deri më 31 janar dhe sipas njoftimeve të Ministrisë së Ekonomisë, kjo listë mund të zgjerohet edhe më tej./Alsat.mk









