Ngrirja e çmimeve drejt përfundimit, qytetarët thonë se nuk i kanë ndier uljet

Ngrirja e çmimeve drejt përfundimit, qytetarët thonë se nuk i kanë ndier uljet

Gazetar: Adnan Qaili

Edhe një javë po përfundon masa e ngrirjes së çmimeve të disa fruta-perimeve, por tregtarët nuk duan të ja dinë për ulje çmimesh. Në tregjet e gjelbra vazhdojnë të shpartallojnë çmimet e larat të kulturave bujqësore që me vendim të qeverisë do të duhet të shiteshin 30% më lirë për gjatë muajit prill. Qytetarët thonë se nuk i kanë ndier fare këto ulje çmimesh të ngrira, kurse tregtarët thonë se shtrenjtë i blejnë.

“Gjithçka është shtrenjtuar andaj atë që ia lejojmë vetit do ta blejmë, të tjerat që janë luksoze nuk është patjetër të blihen. Çmimet vetëm rriten, por dhe bujqit duhet të kenë ndonjë benefit të asaj që prodhojnë, por përfitojnë edhe tregtarët, ne jemi ata që humbasim shumë nga kjo ngritje e çmimeve.”

“Me bujqësi merrem, por puna jonë këtu nuk paguhet. Plehu artificial nuk prodhohet, gjitha të blera nga jashtë, e ku të ja vlejë kultivimi. E kanë lënë të gjithë tokën pa punuar. Kam mbjell grurë, por nuk ia vlenë, 1 hektar të jep rendiment 3 tonelata, nga 10 denarë kg bëjnë 500 euro, gjysmën ti merr mulliri, gjysmën kombaji e traktori, asgjë nuk mbetet.”

“Valla me çmimet pak të shtrenjta janë në përgjithësi janë të larat krejt. Vetëm për ushqime ndër 500 euro nuk mundesh të mbijetosh, mesatare. Nuk është e vërtetë, çmimet janë njësoj si përpara.”

“Vështirë është bërë edhe s’kanë para, shitje ka! Dikush ka, dikush s’ka ama shkojnë të blejnë më lirë. Nuk ka fitim, te këto i kam 10 denarë fitim. Ku të shkojmë tjetër të punojmë, nuk ka punë!”

Autoritetet kësaj here nuk vazhduan karnavalin e vizitave të pikave tregtare sikurse bënë kur ngrinë çmimet e bukës, pastave, orizit dhe vezëve. Për pazaret e fruta-perimeve si kryeministri Kovaçevski ashtu dhe ministri Ekonomisë Bekteshi dhe drejtori i Inspektoratit tregut ndalën turneun e vizitave. Gjatë kësaj jave është paralajmëruar që të ketë vendime të reja për ngrirje të çmimeve të prodhimeve të mishit.

“Arritëm të gjithë së bashku ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë. Nuk do të ndalemi këtu, para nesh pasojnë sfida edhe më të mëdha”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Vendimi për ngrirjen e çmimeve të fruta-perimeve, orizit dhe vezëve do përfundoj për 30 prill dhe përveç mos respektimit në masë të gjerë nga tregtarët, qytetarëve po blejnë sërish produkte të shtrenjta jashtë masave, sepse raftet tjera ishin të zbrazët, ku duhej të ishin fruta perimet me çmime të ngrira. Vendimi për ngrirje të çmimeve të bukës, pastave dhe artikujve higjienik do të skadojë në fund të muajit maj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button