Nikollovski: Ekipe për të ulur kostot joproduktive

Të drejtat dhe përfitimet diskrecionale të funksionarëve do të rishikohen në mënyrë që të kursejnë para dhe resurse, tha në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Zëvendës Kryeministri për Luftën kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
Siç tha ai, ekipi që do të rishikojë kostot joproduktive është formuar dhe tashmë po punon.
“… jemi duke punuar në unifikimin e të gjithë legjislacionit në fushën e përdorimit, d.m.th. shpenzimet joproduktive, kartelat zyrtare, makinat, të gjitha përfitimet që kanë funksionarë të ndryshëm në vend, dhe të cilat si resurse, nëse i shkurtojmë dhe sillemi në mënyrë evropiane, mund të kursejmë para dhe resurse,” tha Nikollovski.

LEXO EDHE:

Back to top button