Nikollovski: Nevojiten ndryshime ligjore për prokurimet publike me qëllim të lehtësimit të procedurave për bizneset
Zyrtarë dhe përfaqësues të sektorit privat diskutuan në panelin “Biznes me integritet për ekonomi konkurruese”, për qasjen në prokurimet publike, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe luftën kundër korrupsionit. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski theksoi nevojiten ndryshime ligjore për prokurimet publike me qëllim të lehtësimit të procedurave për bizneset. Përfaqësuesit e bizneseve theksuan nevojën për krijimin e një platforme të përbashkët.
“Këtu mendoj se nevojiten reforma thelbësore në Ligjin për Prokurime Publike. Nuk mund të kërkohen të njëjtat kushte për një tender prej tre mijë eurosh dhe për një tender prej pesë milionë eurosh”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit./Alsat.mk.








