Një 33-vjeçar vrau bashkëshorten në Manastir, për 9 vite 29 gra viktima të dhunës

Gazetar: Suad Bajrami

Një 33-vjeçar nga Manastiri, në orët e sotme të mëngjesit e ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare pas një zënke verbale në lagjen Bair të Manastirit. Çifti i cili ka katër fëmijë, ka jetuar i ndarë për shkak mosmarrëveshjeve, ndërsa vrasja ka ndodhur përpara shtëpisë së babait të gruas.

“Sot zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Manastir e kanë privuar nga liria personin me inicialet A.R. (33) nga Manastiri. Ai dyshohet se sot në mëngjes rreth orës 06:40 me thikë e ka sulmuar bashkëshorten e tij A.V. (31) nga Manastiri, me të cilën nuk kanë jetuar bashkë, e cila nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen. Personi është mbajtur në Stacion Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të dorëzohet kallëzim përkatës”, tha Goce Andreevski, MPB.

Pas arrestimit të dorasit, në terren ka dalë prokurori publik, i cili ka urdhëruar ekspertiza.

“Është dhënë urdhër për autopsi të të ndjerës, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë dhe prova materiale të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës”, thonë nga Prokuroria.

Rasti ka ringjallur sërish çështjen e dhunës në familje, një fenomen shqetësues i shoqërisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme prej vitit 2017-të deri në vitin 2025, 29 gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje, ndërsa ndaj 18 të tjerave është kryer tentim për t’u varë.

Dhuna në familje ndaj graveVrasje nga dhuna në familjeTentim vrasje
201743
201861
201920
202034
202123
202221
202330
202422
202554
2918

Alarmin e kuq e ka ndezur edhe Avokati i Popullit, duke kërkuar nga organet shtetërore të intervenojnë në kohë ndaj rasteve të dhunës në familje. Së fundmi, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski paralajmëroi ndryshime ligjore me të cilat do të ndërtohet një sistem teknologjik moderne për të luftuar dhunën në familje, sipas modelit amerikan. Do të krijohen ekipe intervenuese të zyrtarëve policorë të cilët do të jenë të specializuar për të intervenuar në raste të dhunës në familje, ndërsa do të jenë të pajisur me kamera trupore të cilat do të jenë të lidhura me një sistem inteligjent. Plotësisht policia do të ketë mundësi që në kohë reale të lëshojë kamerën e viktimës së dhunës në familje./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button