Nikollovski: Paunovski u shkarkua në përputhje me Ligjin dhe Kodin e sjelljes etike

Stojko Paunovski është shkarkuar në përputhje me Ligjin dhe Kodin e sjelljes etike për anëtarët e Qeverisë tha zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski. Në ditët në vijim, do të emërohet u.d drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut në mënyrë që ai të funksionojë normalisht. Sipas Nikollovskit, deri më tani nuk ka vendim se kush do ta zëvendësonte Paunovskin si drejtor të ISHT-së.

“Janë shkelur neni 4 dhe neni 6 dhe Kodi nuk mund të vlejë për dikë e për dikë jo. Ashtu si në 20 raste të tjera që kemi vepruar është konstatuar shkelje e Kodit. Në ditët e ardhshme, sigurisht do të emërohet u.d drejtor në mënyrë që Inspektorati Shtetëror i Tregut të funksionojë normalisht, veçanërisht tani në këtë periudhë kur pritet lehtësimi i masave”, tha Lupço Nikollovski – zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit.

LEXO EDHE:

Back to top button