Nikollovski: Tre denarë shtesë për blerjen e mollave dhe orizit

Qeveria në seancën e sotme ka vendosur që me tre denarë shtesë të ndihmojë blerjen e mollëve dhe orizit.

Siç njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, këto mjete do të përdoren për tejkalimin e problemeve në blerje.

“Në seancën e sotme u miratuan masa që duhet të ndihmojnë në problemet e blerjes së mollave dhe orizit, përkatësisht tre denarë shtesë për blerjen e tyre në muajt e parë të vitit. Vazhdojmë të marrim vazhdimisht masa të reja”, tha Nikollovski.

Ai po ashtu tha se në seancë kanë kaluar edhe ndryshimet në Programin për pagesa direkte, me të cilat dërgohet mesazh për prodhimin me kontratë të lulediellit.

“Subvencionet tani janë të lidhura me kushtin dhe dëshminë që prodhimi të dorëzohet në fabrikat vendore përpunuese”, tha Nikolovski.

LEXO EDHE:

Back to top button