Nis NBA, me shumë kandidatë për trofeun “MVP”

Mëngjesin e së mërkurës do të luhen ndeshjet e para të sezonit 2022-202 në NBA, një sezon që pritet me interes, teksa rivaliteti është i madh. Jo vetëm për titull, por edhe për trofeun MVP, ku kandidatët janë të shumtë. Duke nisur nga Nikola Jokiç, që mban këtë titull prej dy sezonesh radhazi.

Në katër vitet e fundit, titulli i MVP është fituar nga basketbollistët ballkanas. Më herët këtë trofe e ka fituar Xhianis Antetokounmpo, që gjithashtu është një kandidat i fortë. Një tjetër lojtar ballkanas kandidat i fortë për këtë çmim është slloveni Luka Donçiç, që luan me Dallas Mavericks.

Në listën e kandidatëve është edhe Xhoel Embiid, i renditur i dyti sezonin e fundit. Pak më të distancuar nga kjo garë duken emrat e përhershëm, si LeBron Xhejms , Kevin Durant, XHejms Harden dhe Stefon Kerri.

LEXO EDHE:

Back to top button