Nis numërimi i votave në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur numërimi i fletëvotimeve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Rezultatet preliminare po publikohen në kohë reale në ueb-faqen e KQZ-së.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Inkurajojë këshillat e vendvotimeve që gjatë procesit të numërimit të fletëvotime votimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit të votave me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet”, tha Daka.

“Sot Kosova tregoi shembull sesi duhet të organizohen zgjedhje pavarësisht sfidave të shumta”, shtoi ajo.

Sipas KQZ-së, dalja në këto zgjedhje ishte mbi 47 për qind, që krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 është më e lartë, pasi më 2019, dalja kishte qenë 44.18 për qind.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.

Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.

LEXO EDHE:

Back to top button