Nis raundi i tretë në grupe, kush rrezikon eliminimin

Kupa e Botës do të vijojë edhe sot me ndeshje interesante në kuadër të fazës së grupeve. Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në ditët e para, ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00 dhe 20:00.
Në terminin e parë do të luajnë Ekuadori me Senegalin dhe Holanda me Katar, kurse në të dytin vjen Anglia me Uellsin dhe SHBA me Iranin.
Grupi A ende ka konteste të pazgjidhura për skuadrat që do të kalojnë tutje, kur dihet se Senegali, Ekuadori dhe Holanda garojnë për t’u kualifikuar tutje, teksa Katari është përshëndetur nga kjo gatë.
Në grupin tjetër është pothuajse gjithçka e pazgjidhur, pasi të gjitha skuadrat, matematikisht mund të ecin tutje.

 

LEXO EDHE:

Back to top button