Juventus, dorëheqje e Bordit Drejtues me Andrea Anjellin

Bordi i Drejtorëve të Juventusit, përfshirë edhe kryetarin Andrea Anjelli, dha dorëheqjen. Në Këshillin e jashtëzakonshëm të klubit të Juventusit të mbajtur në Continassa, numri një i klubit dha dorëheqjen së bashku me zëvendësin e tij Pavel Nedved , drejtorin ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë të Bordit.

Sipas rindërtimeve të para, mosmarrëveshjet e Consob për fitimet kapitale janë vendimtare. Përfshirja në hetimin e Prisma-s, e hapur nga Prokuroria Publike e Torinos me akuzën e kontabilitetit të rremë, e kompletuar me mosmarrëveshjet e Consob-it, të cilat e detyruan kompaninë të rishikonte draft pasqyrat financiare duke shtyrë dy herë mbledhjen e aksionerëve, çoi në një hap unanim.

LEXO EDHE:

Back to top button