Ferit Keta, triumfon me knock-out ndaj boksierit gjeorgjian

Në ditën e 110-vjetorit të Pavarësisë, boksieri i njohur, Ferit Keta u rikthye në ring, këtë herë nga qyteti i Tetovës, ku sfidoi dhe mposhti me knock-out gjeorgjianin Levani Lukhutashvili. Nën një atmosferë mjaft të bukur, boksieri shqiptar u shfaq dukshëm superior ndaj kundërshtarit dhe zgjidhi gjithçka me knock-out, pa pasur nevojë të presë vlerësimin e arbitrave.

Kjo ishte ndeshja e 15 në karrierë për Ferit Ketën, që u rikthye në ring pas rreth një viti e gjysmë dhe ia doli të ruajë pathyeshmërinë e tij në boksin profesionist.

Pas ndeshjes, Ferit Keta nuk ngurroi të falënderojë tifozët dhe organizatorët, teksa nuk mungoi as një mesazh për familjen Jashari, pikërisht në ditën e lindjes së heroit Adem Jashari.

LEXO EDHE:

Back to top button