Nis rrënimi i platformave në bregun e Liqenit të Ohrit

Me makineri të rëndë ndërtimi pas një viti ngecjeje, filloi heqja e platformave të vendosura në Liqenin e Ohrit, si dhe në objektet dhe baret tashmë të ndërtuara në plazhet në Lagadin. Koncesionarët e deritanishëm thonë se nuk ishin të informuar për aksionin e komunës. Paralajmërojnë padi kundër pushtetit lokal, sepse kanë argumente ligjore, që do të vërtetonin se ajo që po bëhet është një padrejtësi e madhe.

“Do të shihemi në korridoret e gjykatës një ditë. UNESCO-s ndoshta i pengojnë banaket e vogla dhe të ulëta, dhe jo ndërtesat buzë liqenit. Gjithçka që është objekt i vogël duhet të bjerë, por ndërtesat që janë ndërtuar do të mbeten, dhe ato që duhet të ndërtohen, do të ndërtohen akoma- deklaroi Ljupço Neçkoski – ish-koncesionar plazhi.

 Disa nga pronarët po ekonomizojnë në mënyrë të paligjshme, sepse iu kanë skaduar marrëveshjet e tyre të koncesionit.

 “Do të duhet të padisim, sepse nëse ata i prishin gjithçka këtu tani, dhe nëse nuk na lejojnë ta përdorim këtë plazh, atëherë është e pakuptimtë ta mbajmë hotelin.” Ne e bëmë këtë hotel, sepse është pranë plazhit- pohoi Danica Baçevska-pronare e një objekti hotelierik.

 Nga Komuna e Ohrit, thonë se aktivitetet për prishjen e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme do ti mbulojnë personat fizikë, ose juridikë, që kanë marrë Vendim për largim të tyre, dhe të njëjtët nuk kanë vepruar në përputhje me të.

Komuna e Ohrit:

“Aktivitetet për heqjen e objekteve të paligjshme do të vazhdojnë derisa të hiqen të gjitha objektet, që rrezikojnë mjedisin. Komuna e Ohrit do të vazhdojë të përpiqet për futjen përfundimtare të rendit në bregun e Ohrit, i cili vite me radhë ishte uzurpuar”

Të gjitha objektet e ndërtuara në liqen do të hiqen më së voni deri më 15 qershor. Një nga kërkesat e UNESCO-s, që Ohri të mos jetë në listën e zezë të zonave të rrezikuara, është që të merret me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button