Nis sezoni në NBA, Denveri dhe Feniksi “leksion” Lejkersit dhe Golden Stejtit

Ka nisur sezoni i ri 2023-204 në NBA dhe në fushë kanë zbritur katër skuadra pretendente për titull, të gjitha në Konferencën e Perëndimit.

Kampionët e Denverit fituan 119-107 ndaj rivalëve të Los Anxhelos Lejkersit, në një ndeshje emocionuese dhe me rivalitet. Nikola Jokiç ishte më i miri në fushë, autor i një “triple double” (29 pikë, 13 kërcime e 11 asisteve).

Pesë lojtarë te Denveri realizuan mbi 10 pikë. Edhe te Lejkersi pesë lojtarë realizuan mbi 10 pikë (LeBron Xhejms 21 pikë), por që s’mjaftuan për të fituar. Para ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të unazave për ekipin kampion.

Një fitore surprizë jashtë fushe regjistroi ekipi i Feniksit, që mundi 108-104 Golden State, në një sfidë të hapur deri në fund. Buker me 32 pikë ishte lider në fushë për Suns, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Kerrit për Golden Stejtit.

LEXO EDHE:

Back to top button