Niseni rrugën pa shqetësime – LAM njofton trafik të qetë në mbarë vendin
Sipas informacioneve të fundit nga LAM, trafiku sot, 8 qershor, në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, dhe në vendkalimet kufitare në anën maqedonase aktualisht nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAM u bën apel drejtuesve të automjeteve që ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në pjesët ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.
Rekomandohet kujdes i shtuar në rrugët e mëposhtme:
Katllanovë – Veles,
Mavrovë – Dibër – Strugë,
Vinicë – Berovë,
Koçan – Dellçevë.
Ndërkohë, që nga 15 prilli, rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është rihapur për trafik për të gjitha automjetet me peshë deri në 3.5 ton.









