Nisin hetimet ndaj një personi i cili dyshohet për veprën penale terrorizëm
Nisin hetimet ndaj një personi i cili dyshohet për veprën penale terrorizëm
Prokuroria nisi hetim ndaj një personi i cili dyshohet për veprën penale terrorizëm. I dyshuari, në datën 16 të këtij muaji, në orët e hershme të mëngjesit, përmes linjës telefonike për raste urgjente 192, me dashje ka dërguar kërcënim serioz për një bombë të vendosur në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në fluturimin Shkup – Antali.
Menjëherë pas marrjes së kërcënimit, nga Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, janë aktivizuar protokollet për kontroll antiterrorist dhe pas disa orësh kontroll është konstatuar se bëhet fjalë për një lajmërim të rremë.
Me veprimin e tij, i dyshuari ka shkaktuar ndjenjë frike dhe pasigurie tek pasagjerët dhe të pranishmit e tjerë në aeroport, ndërkohë që me aktivizimin e protokolleve për kontroll antiterrorist ka penguar edhe gjithë qarkullimin ajror. Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.








