Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit organizon trajnim në Shkup për vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni në MPB
Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit organizon trajnim në Shkup për vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni në MPB
Në organizim të Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), në Shkup u mbajt trajnim për përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni dhe Legjislacionit për parandalimin e korrupsionit.
Drejtori i RAI-t, Albert Hani, dhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, theksuan se do të angazhohen për të gjetur zgjidhje sistemore në sektorin e punëve të brendshme dhe të mjedisit jetësor.
“Tani kemi veçanërisht nder të punojmë në sektorët e sigurisë dhe mjedisit, sepse jo vetëm që janë identifikuar si sektorë të cilët janë më të cenueshëm, por gjithashtu janë identifikuar si sektorë që kontribuojnë më së shumti në integrimin e shpejtë të vendit tonë në BE”, tha Albert Hani, drejtor i Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit.
“Qëllimi është që përmes masave sistematike në këto dy fusha të identifikohen problemet përkatëse dhe të gjenden mekanizma për t’i kapërcyer, pra përmes zgjidhjeve sistematike të parandalojmë korrupsionin në këto dy fusha”, u shpreh Adem Çuçul, kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit./ Alsat.mk








