Nismëtarët e VMRO-së: “Mickoski i vetmi fajtor që Zaevi është ende kryeministër”


Nismëtarët për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së fajësojnë Mickoskin për fitoret e Zaevit. Në reagimin e tyre ata shprehin keqardhje që Mickoski nuk mblodhi forcë dhe kapacitet demokratik ta ofrojë dorëheqjen e tij para anëtarëve të partisë. “Anëtarësia më mirë e din se fajtori kryesorë që Zoran Zaev për herë të dytë bëhet kryeministër është Hristijan Mickoski. Përgjegjësi dhe kongres të jashtëzakonshëm duhet të ketë patjetër. Skenari më i dëshiruar i Zaevit është që Mickoski të vazhdojë ta drejtojë partinë në humbje të reja dhe pas çdo humbje të shpallë fitore dhe të arsyetohet për lëshimet.” – thuhet në reagimin e nismëtarëve për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button