Një 17 vjeçare dhe 6 të rritur janë hospitalizuar në Sofje

Pas aksidentit i cili ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, në spitalin Porogov në Sofje është hospitalizuar një 17-të vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17 vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji.

Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rretho orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad.

Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humbur kontrollin dhe më pas ka marrë flakë. Sipas informatave të para shkaku pse nuk kanë mundur të shpëtohen udhëtarët është se autobusi është rrokullisur.

LEXO EDHE:

Back to top button